Policia ka shpërndarë të enjten, pasdite protestuesit kundër vendosjes së maskave në ambjente të hapura.
Qytetarët, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave në ambjente të hapura u mblodhën përpara godinës së Kryeministrisë në Orën 18:00.
Ata u organizuar përmes një njoftimi të shpërndarë në Facebook, ditën e hënë, pas publikimit të vendimit të qeverisë.
Qeveria Rama vendosi mbajtjen e maskës në rrugë për të ndaluar përhapjen e virusit. Personat, të cilët nuk e mbajnë maskën do të gjobitjen me 3 mijë lek.