Protestë simbolike kundër shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Nga Exit News
Protestë simbolike kundër shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Dy gazetare dhe një aktiviste po protestojnë tani para kuvendit, kundër miratimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor.

Tre protestueset shprehen se shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme është antikushtetuese.

Gazetarja dhe aktivistja, Aranita Brahaj u shpreh:

“Besoj se shumë njerëz janë kundër. Votimi i sotëm për të shtyrë me ligj edhe 60 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore nuk bën gjë tjetër vetëm kufizon të drejtat dhe liritë e njerëzve. Po keqqeverisemi në emër të diktaturave.

Kemi një diktaturë Rama -Ruçi tashmë. Njerëzve po u hiqet edhe e drejta për tu qeverisur.”

Si drejtuese e paltformës Open Data Albania, Brahaj tha se qeveria po përdor gjendjen e jashtëzakonshme për të bërë tendera dhe kontrata të dyshimta:

“Qeveria po kalon kontrata sekrete. I turpshëm ishte një tender i bashkisë së Tiranës për blerjen me kushte emergjence arkivolë për të mitur.

Kontratat e tmershme nga qeveria po bëhen me akte normative. Aktet normative janë vendimmarrje politike dhe vendimmarrjet politike nuk kanë përgjergjësi penale.

Kuvendi është mbledhur sot në seancë të jashtëzakonshme për të miratuar këtë kërkesë të kryeministrit Rama.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>