Në ditën e dhjetë të protestës së opozitës para kryeministrisë, i janë bashkuar dhe të përndjekurit politikë. Me fotografi të të arfërmve të tyre në duar, ata janë pritur nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.
“Pas 26 vitesh shoqëria jonë nuk e ka larë ende borxhin e madh moral dhe material ndaj tyre. U zotova se Republika e Re që po ndërtojmë do të bëhet republika e vërtetë e lirisë vetëm kur të kemi shlyer këtë detyrim të madh për vuajtjet dhe sakrificat e tyre. Shembulli i të përndjekurve është frymëzim për përpjekjen tonë për të arritur atë që atyre iu mohua mizorisht: lirinë për të zgjedhur”, shkruan Basha në facebook.