
Qytetarët e Madridit protestuan pasdrekën e së djelës duke kërkuar dorëheqjen e presidentes së rajonit, Isabel Diaz Ayuso.
Më 18 shtator, Ayuso njoftoi se 850,000 qytetarë – një pjesë e mirë e të cilëve jetojnë në zonat më të varfra të rajonit të Madridit – do të vendosen nën një regjim karantine të pjesshme duke nisur nga 21 shtatori.
Ky vendim, si dhe pretendimi i presidents Ayuso se “mënyra e jetesës së emigrantëve në Madrid” ishte pjesërisht fajtore për situatën epidemiologjike në vend, nuk u prit mirë nga 37 zonat e prekura ku ka më shumë se 1,000 raste për 100,000 njerëz.
Protestuesit akuzuan qeverinë rajonale për përhapje të frikës dhe urrejtjes duke “i rënë në qafë” komuniteteve të margjinalizuara.