Protestuesit tentojnë sërish të shkojnë tek Drejtoria e Policisë

Protestuesit tentojnë sërish të shkojnë tek Drejtoria e Policisë

 

Protestuesit kanë tentuar sërish të shkojnë dret Drejtorisë së Policisë, nga ku u larguan nga Forcat e Policisë.

Fillimisht protesta nisi tek sheshi “Skëndërbej”, ku protestuesit u mblodhën dhe marshuan drejt Kryeministrisë. 

Nga Kryeministria ata u nisën drejt Drejtorisë së Policisë ku Policia u kishte blloikuar rrugën. Kjo bëri që ata të sulmonin me gurë drejt Policisë dhe ajo të kundërpërgjigjej me gazlotjsellës dhe ujë për t’i shpërndarë. Pas kësaj protestuesit janë shpërndarë nëpër qytet për t’i shpëtuar gazit. 

Sipas gazetërve të terrenit, Frocat e Policisë ndodhen në zonën e ish Bllokut ku po tentojnë bllokimin e protestuesve të cilët po tentojnë sërish hyrjen drejt Drejtorisë së Policisë.

Pasi nuk kanë mundur të shkojnë tek Drejtoria e Policisë, protestuesit janë kthyer sërish tek sheshi Skëndërbej aty ku nisi protesta e tyre.

Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe vijon ende prej dy orësh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>