Protokolli i Montrealit filloi si një marrëveshje globale për të mbrojtur shtresën e Ozonit, një punë që e ka bërë mirë, duke e bërë atë një nga marrëveshjet mjedisore më të suksesshme deri më sot.
Përpjekja e përbashkët globale ka ndihmuar që vrima në shtresën e Ozonit të zvogëlohet, duke mbrojtur shëndetin e njerëzve, ekonomitë dhe ekosistemet.
Por, siç kërkon të theksojë Dita Botërore e Ozonit këtë vit, Protokolli i Montrealit bën shumë më tepër se aq – si ngadalësimine ndryshimit të klimës dhe ndihma për të rritur efikasitetin e energjisë në sektorin e ftohjes, gjë që kontribuon në sigurinë ushqimore.
Shumë substanca që shkatërrojnë Ozonin ngrohin klimën, kështu që marrëveshja tashmë ka arritur të ngadalësoj ndryshimet klimatike. Amendamenti Kigal i Protokollit të Montrealit parashikon eleminimin e gazrave të fuqishëm serë. Reduktimi i përdorimit të tyre, pritet të shmangë rritjen e temperaturës globale deri në fund të shekullit
Amendamenti Kigali gjithashtu siguron një mundësi për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në sektorin e ftohjes.
Risi të reja ofrojnë një mundësi për të ridizejnuar ajrin e kondicionuar dhe ftohjen duke përdorur më pak energji.
Kombinimi i reduktimit të gazrave serrë dhe përmirësimit të efikasitetit të ftohjes, veçanërisht në ekonomitë në zhvillim, gjithashtu do të luftojë humbjen e ushqimit.
Rreth një e treta e të gjithë ushqimit të prodhuar globalisht për konsum njerëzor ose hidhet, ose prishet çdo vit, kryesisht për shkak të mungesës së frigoriferëve. Humbja e ushqimit arrin në miliarda dollarë amerikanë në vit.
Duke zhvilluar zgjidhje në zinxhirët frigoriferikë që janë më efikas, më miqësore ndaj klimës dhe më të lira për t’u blerë dhe operuar, frigoriferët do të bëhen më efektivë dhe më të disponueshëm.
Në këtë Ditë Botërore të Ozonit, ne festojmë dhe pranojmë Protokollin e Montrealit dhe Amendamentin Kigali në përpjekjet e tij më të gjera për të na mbajtur ne, ushqimin dhe vaksinat tona të freskëta!