Tjetër provë që kompania Alko Impex duhet të ndiqet penalisht

Tjetër provë që kompania Alko Impex duhet të ndiqet penalisht

Sipas gazetës Panorama, inxhinieri Bekim Selmani, diploma e të cilit  u keqpërdor nga kompania Alko-Impex, e nipit të deputetit socialist, Sadri Abazi ka reaguar me një deklaratë për mediat. Inxhinieri Selmani shkruan se të dhënat personale dhe diploma e tij janë keqpërdorur nga kjo kompani.

Zoti Selmani shkruan se:

Në bazë të shkrimeve nëpër media, jam njoftuar se mua Bekim Mehmet Selmani më eshte keqpërdorur diploma nga kompania “Alko Impex General Counstractioni” kompani në të cilën unë kam punuar nga muaji Shkurt 2009 deri më Shtator 2012 në Kosovë.

Me ketë raste dua të distancohem nga çdo lloj përgjegjësie që më është ngarkuar nga kompania në fjalë duke abuzuar me dokumentacionin tim, pa dijeninë time. Për përdorimin e diplomës time, keqpërdorimin e të dhënave personale, dhe keqpërdorim të dhënave personale në faksifikim të dokumentit do të njoftohen organet përkatëse.

Dua të theksoj se unë qe 4 vite jetoj dhe punoj jashte Kosovës dhe të gjitha këto keqpërdorime janë bërë pa dijenin time.

Kompania Alko Impex Construction në pronësi të Arbër Abazit, nipi i deputetit socialist Sadri Abazi ka marrë rreth 10, 8 milionë euro tender nga 7 bashki të majta, nga viti 2014 deri më 2017. Tenderat e fituara prej tij janë kryesisht me objekt pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. Ndër to 6 kontrata i ka fituar vetëm nga Bashkia Tiranë, prej së cilës vetëm në periudhën 2016, 2017 ka marrë 2 tendera për pastrimin e Tiranës Zona III me vlerë përkatësisht 4,9 milionë euro dhe 4,1 milionë euro.

Në fillim të prillit, Bashkia Elbasan verifikoi se dokumentat e paraqitura nga kompania për pjesmarrje në tender me objekt “Pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit Elbasan”, ishin të fallsifikuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>