Qeveria ka vendosur që provimet përmbyllese të ciklit të ulët, në përfundim të klasës së pestë dhe të nëntë, të mos zhvillohen për këtë vit shkollor.
Mësimi në të gjithë ciklin e ulët do të vazhdojë online dhe viti shkolla do të mbyllet më 29 maj 2020.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini, në një komunikim për shtyp u shpreh se vendimi u morr sepse provimet e lirimit të klasës së nëntë nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe për vazhdimin e shkollimit dhe qeveria e ka të pamundur të sigurojë kthimin në shkollë për nxënësit e klasës së nentë, për arsye sigurie.
Notat e provimit të lirimit të klasës së nentë, do te llogaritet duke aplikuar formulën e vlerësimit të notave të shkollës me komisione në shkollë.