PS e gatshme për lista të hapura por kërkon konsensus nga opozita jashtëparlamentare

Nga Exit News
PS e gatshme për lista të hapura por kërkon konsensus nga opozita jashtëparlamentare

Kryeministri Edi Rama tregoi gatishmërinë e Partisë Socialiste për nisjen e diskutimit për listat e hapura. Ajo që pengon këtë proces sipas kryeministrit është marrëveshja e arritur me opozitën jashtëparlamentare në Këshillin Politik.

“Kemi një konflikt në themel, që lidhet me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare dhe për mua ajo është një bazë mbi të cilën mund të zhvillojmë më tej procesin dhe mund të shtojmë, por nuk mund të heqim. Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë hapjeje të listave, jemi të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve dhe për të arritur në consensus tre palësh”, tha Rama në përfundim të takimit të dytë me opozitën parlamentare.

Takimi u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit, dhe opozita parlamentare u përfaqësua nga Myslym Murrizi, Nimet Musai, Kujtim Gjuzi, Edmond Stojku dhe Rudina Hajdari.

Opozita parlamentare kërkon përfshirjen në punën e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore të diskutimit për listat e hapura, pragut elektoral 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>