Partia Socialiste hodhi poshtë parregullsitë e deklaruara nga LSI-ja në qendrat e votimit në Berat. Përfaqësuesi i PS-së në Komisionin e Ankesave u shpreh se PS ka hetuar komisionerët e saj dhe ka gjetur se nuk ka shkelje.
“Vetë anëtarët e LSI dhe PD e kanë hetuar këtë qendër votimi. Këto shkelje që janë hetuar nga kzaz dhe janë konfirmuar nga ana jonë, nuk janë shkelje”, u shpreh Salianji, avokat i PS.
Ai akuzoi përfaqësuesit e PD dhe LSI se nuk po e citojnë ligjin siç duhet: “Numri 10 mijë për shpalljen e pavlefshme nuk ekziston. Kjo është kërkesë politike ska asnjë argument ligjor dhe vlerë juridike”.