Përfaqësuesi i PS-së në Komisionin e Ankimimeve në KQZ, Eridian Salianji hodhi poshtë akuzat për votim të shumëfishtë në Berat në zgjedhjet e 25 prilli.
Ai u shpreh në mbledhjen e sotme, 18 maj, se personat që kanë votuar kanë firmosur, kanë kartat e identifikimit. Salianji e quajti faktin e zbuluar dje nga kryqëzimi i shenjave të gishtërinjve se 19 persona kanë votuar 53 herë, gabim teknik.
Ndërsa avokati i LSI-së dhe i PD-së u shprehën se provat janë të qarta. Ato tregojnë përpjekje ose votim të shumëfishtë në 4 kuti votimi në Berat. Kaso i PD-së u shpreh se KAS duhet të vlerësojë, është nëse kjo paligjshmëri ndikon në ndarjen e mandateve.
Anëtari i KAS, Ledio Braho kërkoi nisjen e hetimit për komisionerët.
Të hënën, KAS shqyrtoi materialet zgjedhore brenda kutive të votimit në Berat. Në 4 prej 24 kutive të shqyrtuara, mungonin procesverbalet e pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve. Gjithashtu nga kqyrja e dokumentave u pa se 19 qytetarë kishin votuar 53 herë.