PS: Identifikimi me emër i kandidatëve krijon pabarazi dhe nuk është i qartë

Nga Exit News
PS: Identifikimi me emër i kandidatëve krijon pabarazi dhe nuk është i qartë

Partia Socialiste kërkon identifikimin me numër të kandidatëve për deputet në fletën e votimit.

Gjatë seancës së sotme në KAS, përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji argumentoi se fleta e votimit duhet të jetë e qartë dhe e lehtë për zgjedhësin në mënyrë që ai të zgjedhë kandidatin e prefetuar

PS kërkon identifikimin e kandidatëve përmes numrave në fletën e votimit. Fleta e votimit është instrument ku zgjedhësi duhet të ketë mundësinë të zgjedhë në mënyrë transparente dhe të qartë. Fleta e votimti të jetë qartësisht e pranueshme prej tij.”

Salianji u shpreh se fleta duhet të jetë pa simbole e shenja të panevojshme, duke shtuar se fleta e votimit për qarkun Tiranë përmban mbi 500 shënime. Ai shtoi se identifikimi me emër i kandidatit krijon pabarazi dhe krijon vështirësi në numërim.

Fleta kërkon shumë kohë për votim, cënon numërimi dhe garantimin e të drejtave ndaj vëzhguesve që e shohin votën nga monitorët. Unë nuk e di se sa e mundur është paraqitja e fletës në monitor me këtë variant.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>