
Bashkëkryetari i Këshillit Politik nga mazhoranca, Damian Gjiknuri ka propozuar që mbledhja e rradhës të mbahet pasditën e së mërkurës, pas thirrjes së kryeministrit Rama për të vijuar punën sa më shpejt.
Përmes një emaili, Gjiknuri ka njoftuar anëtarët e Këshillit për marrëveshjen e arritur me opozitën parlamentare dhe kërkon që në 22 korrik në orën 17:00 të mblidhet Këshilli Politik për diskutimin e ndryshimeve Kushtetuese.
Pjesë e takimit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.