PS: Këshilli Politik nuk mblidhet më për KQZ-në, dërgoni kërkesat e tjera

Nga Exit News
PS: Këshilli Politik nuk mblidhet më për KQZ-në, dërgoni kërkesat e tjera

Partia Socialiste ka lajmëruar se Këshilli Politk nuk do të mblidhet, sipas kërkesës së opozitës, nëse kjo e fundit nuk sjell një propozim të ri për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së dhe nuk sjell paraprakisht çdo kërkesë që ka.

PS nuk e ka pranuar propozimin e opozitës (PD dhe LSI) për shmangien e Kuvendit nga përzgjedhja e anëtarëve të KQZ, dhe zgjedhja e tyre sipas mënyrës që u zgjodhën KPK dhë KPA.

“E gjykojmë një propozim jashtë marrëveshjes dhe traditës parlamentare për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ”, tha Damian Gjiknuri bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore dhe përfaqësues i PS-së në Këshillin Politik, në një deklaratë për shtyp, ditën e sotme.

“Për këtë çështje (KQZ) do të diskutojmë pasi të na sillni paraprakisht një propozim tjetër që respekton faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e organit të KQZ”, sqaroi Gjiknuri.

Ndërsa në lidhje me kërkesat e tjera të opozitës, Gjiknuri kërkoi saktësimin e kërkesave, dërgimin paraprakisht të tyre, në mënyrë që në mbledhjen e ardhshme të miratohen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>