Grupi parlamentar i Partisë Socialiste propozoi të hënën një rezolutë për anti semitizmin.
Në një njoftim në faqen e Kuvendit, deputetët propozues Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti i kërkojnë qeverisë të luftojë këtë fenomen dhe të marrë masat për ta parandaluar atë.
Gjithashtu nëpërmjet kësaj rezolute përcaktohet përkufizimi i antisemitizmit si më poshtë:
“Antisemitizmi eshte nje perceptim i caktuar per hebrenjte, i cili mund te shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike te antisemitizmit drejtohen ndaj individeve hebrenj ose Jo hebrenj dhe/ose ndaj prones se tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare te komunitetit hebraik.”