
Këshilli Politik përfundon mbledhjen pas 6 orësh pa dakordësi.
Përfaqësuesi i mazhoancës, Damin Gjiknuri e ka quajtur propozimin e opozitës së bashkuar si të pambështetur.
“Hapja e listave sjell ndryshim dhe modifikim. Le të gjejnë një vend që ka këtë lloj koalicioni. Na i gjeni dhe na i thoni.” – ka thënë Gjiknuri në fund të mbledhjes.
Opozita argumentoi se Kushtetuta nuk ka nevojë të preket për të lejuar hapjen e listave, dhe propozoi hapjen 100% të tyre.