
Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla njoftoi se javën e ardhshme do të diskutojnë kërkesën e PD-së për praninë fizike të deputetëve në Komisionet parlamentare.
‘Prej javës së ardhshme rishikojmë vendimin, deputetet e vaksinuar do jenë prezent në komisione!’- u shpreh Balla për median, të mërkurën.
Të njëjtën gjë konfirmoi edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së Alfred Rrushaj. Ai e quajti vendimin për mbledhjet online përpjkje për t’i hequr opozitës fjalën.
Prej dy ditësh, opozita nuk ka pranuar të paraqitet online në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Deputetët e PD-së dhe PS-së u përplasën të martën për këtë çështje.