PS zgjedh anëtarët e Kryesisë

Nga Exit News
PS zgjedh anëtarët e Kryesisë

Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur të enjten anëtarët e Kryesisë, ku më shumë se gjysma e tyre janë rikonfirmuar.

Anëtarët burra të kryesisë janë zgjedhur Pandeli Majko, Erion Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqja, Arben Pëllumbi dhe Armando Subashi.

Ndërsa në listën e grave u shpallën fituese Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Olta Xhaçka, Evis Kushi, Mimi Kodheli dhe Blerina Gjylameti.

Ditmir Bushati dhe Belinda Balluku kanë qenë dy anëtarët më të votuar.

Balluku, Gjylameti, Manastirliu dhe Beqja janë anëtarë të rinj në kryesi.

Fatmira Xhafa, Milva Ekonomi dhe Ermonela Felaj nuk arritën të rizgjidheshin ndërkohë as Taulant Balla, ish-sekretari i Përgjithshëm i PS nuk do të jetë më në kryesi.

12 anëtarët e zgjedhur nga Asambleja e PS së bashku me kryetarin e partisë, sekretarin e përgjithshëm dhe drejtuesit e sekretariateve, përbëjnë kryesinë e PS.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>