Çdo marrëveshje e re mes Shqipërisë dhe Greqisë për shënimin e kufijve detare midis tyre duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e marrëveshjes së mëparshme mes dy qeverive.
Republika e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë, nënshkruan në 27.04.2009, Marrëveshjen ‘Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse’, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin, në bazë të së drejtës ndërkombëtare.
Partia Socialiste e Shqipërisë i kërkoi Gjykatën Kushtetuese përmes përfaqësuesve të autorizuar të saj, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Myslym Pashaj, të shqyrtonte pajtueshmërinë e saj me Kushtetutën. Padisë ju bashkangjitën edhe Partia Social-Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane, Partia Ligj dhe Drejtësi dhe Partia G 99.
Gjykata Kushtetuese me Vendimin 15, datë 15.4.2010, e shfuqizoi marrëveshjen duke arritur në përfundimin e mëposhtëm.
“Gjykata çmon përfundimisht se marrëveshja e lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, është e papajtueshme me Kushtetutën sa i takon çështjeve lidhur me:
a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes;
b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes;
c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm;