Pse është tmerruar Teherani nga takimi në Tiranë i senatorëve amerikanë me opozitën iraniane?

Pse është tmerruar Teherani nga takimi në Tiranë i senatorëve amerikanë me opozitën iraniane?

Regjimi iranian është përpjekur gjithmonë të nënvlerësojë ndikimin e koalicionit opozitar, Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit (KKRI) dhe përfaqësuesit politik të Organizatës së Muxhahedinëve Popullorë të Iranit (MEK), duke i portretizuar ata si grupim i vogël dhe i parëndësishëm. Por mediat kryesore dhe zyrtarët e lartë të Iranit vazhdimisht e tradhëtojnë këtë qendrim duke nxjerrë në dukje ndjenjat e vërteta dhe frikën ndaj këtij grupimi.

Zhvillimi më i fundit erdhi pas takimit të disa senatorëve amerikanë vizituan selinë drejtuese të organziatës në Tiranë, Shqipëri. Senatorët Roy Blunt, John Cornyn dhe Thom Tillis u takuan me drejtuesen e KKRI-së Maryam Rajavi dhe anëtarë të MEK-ut dhe diskutuan për zhvillimet e mëtejshme në Iran dhe Lindjen e Mesme, si dhe për zgjidhjet e mundshme për krizën në atë rajon.

Rajavi i falenderoi senatorët amerikanë për qendrimin e tyre të prerë kundrejt Iranit, në veçanti për miratimin e sanksioneve të reja kundër regjimit qeverisës dhe Gardës Revolucionare, si përgjigje ndaj abuzimit të të drejtave të njeriut, programin e raketave bërthamore të Iranit dhe eksportimin e terrorizmit.

Një ditë pas takimit, dhjetëra media të rëndësishme të cilat përfaqësojnë të gjitha degët dhe franksionet e regjimit të Iranit shprehën shqetësimet e tyre për vizitën e senatorëve amerikanë, duke e quajtur atë një lëvizje provokuese, me qëllim krijimin e destabiliteti në Iran.

Vizita e senatorëve ndodhi ndërsa administrata e Presidentit Trump po rishikon politikat e saj nkundrejt aktiviteteve kriminale të qeverisë së Iranit dhe anëtarët e kabinetit të tij kanë dhënë shenja se do të mbështesin ndryshimin e regjimit në Iran, qëllim të cilën MEK dhe KKRI kërkojnë ta arrijnë që nga viti 1981.

Regjimi i Iranit dhe mbështetësit e tij në perëndim po përpiqen ta portretizojnë mbështetjen për ndryshimin e regjimit si një rrugë e cila do të çojë në një tjetër pushtim ushtarak në rajon, dhe një përsëritje të mundshme të konfliktit ndërmjet Irakut dhe Afganistanit. Sidoqoftë, KKRI beson se populli i Iranit dhe lëvizja e tyre e rezistencës janë tërësisht të aftë të ndryshojnë regjimin pa pasur nevojën e ndërhyrjes së forcave të huaja.

Në takimin e saj me senatorët amerikanë, Rajavi theksoi se ndryshe nga propaganda e regjimit të Iranit, teokracia sunduese është e kalbur në themel dhe shumë i brishtë. Pa mbështetjen e huajt, sidomos politikët e paqtimit të ndjekur nga SHBA-të dhe Europa, kjo teokraci nuk do të kishte mbijetuar kaq gjatë.

Ajo shtoi se ndryshimi i regjimit në Iran është i nevojshëm dhe i arritshëm sepse ekzistojnë alternativat demokratike.

Regjimi Iranian është ekstremisht i shqetësuar për energjinë që po grumbullohet në mbështetje të qëllimit të KKRI-së. Në prill Senatori John McCain u takau në Tiranë me Rajavin. Disa politikanë dhe zyrtarë amerikanë iu bashkuan takimit vjetor të koalicionit opozitar të mbajtur në Paris, ku diskutimi kryesor i takimit ishte ndryshimi i regjimit.

Regjimi po ndesh , gjtihashtu, probleme për mbëjtjen nën kontroll të aktivizmit të MEK brenda Iranit. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të majit, pavarësisht kërcënimeve të shumta nga zyrtarët e regjimit dhe aparati i sigurisë së Iranit, mbështetësit e grupit zhvilluan fushatë kudo nëpër Iran, duke denoncuar natyrën antidemokratike të zgjedhjeve dhe ekspozimin e kandidatëve me histori kriminale.

Udhëtimi i ligjvënësve amerikanë në Tiranë është një problem më shumë për regjimin e Iranit, i cili duhet të përballet me një opozitë që po shton ndikimin, ndërkohë që regjimi ka humbur avantazhin e një administrate amerikane e prurur drejt paqtimit dhe lëshimeve./Exit.al

 

Publikuar më parë në Washington Examinier

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>