Pse krimi shqiptar shqetëson Suedinë?

Nga Exit News
Pse krimi shqiptar shqetëson Suedinë?

Të mërkurën, ministri i brendshëm suedez Damberg,  ministrja e jashtme Linde dhe ambasadori për krimin e organizuar Jevell vizituan vendin tonë për të diskutuar për krimin e organizuar.

Ambasada suedeze në Tiranë njoftoi se “Ministri i Brendshëm suedez Damberg dhe ambasadori i ri kundër krimit të organizuar Hakan Jevrell u takuan me Ministrin e Brendshëm Lleshaj. Ata zhvilluan takime teknike me Drejtorin e Policisë Ardi Veliu dhe me oficerët evropian në zyrën e Europolit në Shqipëri”.

Ministrja e Jashtme suedeze Linde në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama foli për një bashkëpunim të ri për luftën kundër krimit të organizuar.

Më poshtë Exit News paraqet disa nga rastet më domethënëse të krimit në Suedi: 

Me 12 mars 2019, 5 persona u arrestuan në Gjermani dhe Norvegji, si pjesë e një hetimit për një organizatë shqiptare të trafikimit të drogës, pas zbulimit të 27 kilogrameve heroinë dhe një kilogramë kokainë në një makinë në kufirin mes Suedisë dhe Norvegjisë. Tre persona u arrestuan në Gjermani, dhe dy të tjerë në Norvegji.

Hetimet nisën në 2019 dhe zbuluan ekzistencën e një rrjeti kriminal shqiptar të trafikut të drogës nga Gjermania në Norvegji, përmes Suedisë.

Shqiptarët prej disa vitesh sillnin sasi të mëdha droge në Gjermani dhe në shtetet fqinje. Ata ishin të lidhur me mafian italiane, armene, dhe me grupet çeçene.

Me 3 korrik 2019, policia suedeze në bashkëpunim me atë, shqiptare, daneze dhe gjermane kanë kapur një bandë shqiptare të trafikut të heroinës dhe kokainës në Evropën Perëndimore. Banda vepronte në Shqipëri, Slloveni, Suedi, Hollande dhe Gjermani.

Organizata kriminale përdorte makina me dokumenta suedeze të modifikuara për të trafikuar heroinë dhe kokainë në Kopenhagen, të paktën 55 herë.

Me 24 dhjetor 2019, Flamur (Alex) Beqiri, shqiptar me shtetësi suedeze, u ekzekutua përpara banësës së tij në Londër, në një atentat mafioz.

Beqiri ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi. Ai kishte lidhje me nja nga bandat më të rrezikshme të trafikimit të drogës dhe armëve.

Për praninë e bandave shqipfolëse u shkrua edhe në raportin e Qendrës Evropiane për Monitorim, mbi bandat shqipfolëse në tregun e drogës në raportin e 2019, i ciki ka gjetur se:

Suedia sëbashku me Francën, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë është një nga tregjet kryesore të konsumimit të marjuanës shqiptare.

Suedia është një prej vendeve të evropës perëndimore sëbashku me Zvicrën, Gjermaninë, Hollandën, Suedinë dhe Finlandën, ku kanë bazën grupet kriminale shqipëfolëse me lidhje të forta familjare.

Pas viteve 2015, grupet kriminale shqipfolëse u përhapën në Gjermani dhe në Suedi, duke u bërë pjesë e rrjetit të furnizimit të drogës në Suedi, Gjermani, Britani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>