Pse nuk e mohon vetë lidhjen me skandalin e financimit të paligjshëm, Zoti Rama? – Koment

Pse nuk e mohon vetë lidhjen me skandalin e financimit të paligjshëm, Zoti Rama? – Koment

Zoti Rama ka reaguar dy herë në lidhje me akuzat e bëra nga mediat amerikane për skandalin e financimit të paligjshëm të fushatës elektorale presidenciale. Por të dyja herët deklarata në emër të tij i ka bërë Drejtoria e Komunikimit në Kryeministri, një institucion pak i njohur për publikun.

Ishte fillimisht agjencia Reuters, rrjeti amerikan Fox News dhe disa media lokale të Nju Xhersit ato të cilat pohuan se “personi joshtetas amerikan”, i cili kishte siguruar 80 mijë dollarët që shqiptaro-amerikani Bilal Shehu i kishte dhuruar në fushatën e Presidentit Obama në vitin 2012, ishte Zoti Edi Rama.

Këto pohime u bënë pasi Bilal Shehu pranoi para një gjykate të Nju Xhersit akuzat e ngritura ndaj tij për financim të paligjshëm në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme. Njoftimi për hetimin dhe pranimin e akuzat nga ana e tij u lëshua publikisht nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Akuzat e mediave amerikane u përcollën menjëherë nga mediat shqiptare.

Disa ditë më vonë, PD paditi në prokurori Kryeministrin Rama për hetimin e ligjshmërisë së origjinës dhe transferimit të parave.

Në të dyja rastet, zotit Rama reagoi duke mohuar lidhje me skandalin për të cilin do të dënohet Bilal Shehu, duke i quajtur si akuzat në media ashtu edhe padinë e PD-së baltë që hidhej ndaj tij.

Por në asnjërin nga dy rastet ai nuk e bëri deklaratën vetë apo në emrin e tij. Në të dy raste ishte Departamenti i Komunikimit në Kryeministri i cili përgënjeshtroi duke ju referuar në vetë e tretë Kryeministrit Rama. Për më tepër, deklaratat e departamentit nuk ishin nënshkruar apo përcjellë nga asnjë person konkret.

Nga një kërkim i shpejtë në arkivat e Kryeministrisë duket se është hera e parë që kjo drejtori bën ndonjë deklaratë për shtyp.

Përfshirja e kësaj drejtorie duket e pazakontë edhe për faktin se Zoti Rama i përcjell pothuajse gjithmonë, në vetë të parë, dhe me autorësi mendimet dhe qëndrimet e tij, më së shumti përmes llogarive zyrtare në Facbook dhe Twitter.

Në këto dy llogari, ai komentin e poston çdo ditë pothuajse për çdo gjë, që nga ndeshjet e futbollit tek reforma në drejtësi dhe çështjet më të rëndësishme politike në vend.

Megjithatë për këtë gjë kaq të rëndësishme ka zgjedhur të mos shkruajë asgjë.

Deklarata e një drejtorie të Kryeministrisë duket edhe më e pakuptimtë pasi ajo është institucion publik qeveritar, ndërkohë që Zoti Rama akuzohet se ka shkelur ligjin në kohën kur ishte vetëm Kryetar i Partisë Socialiste në opozitë.

Në këto rrethana, mbetet pyetja: Pse Zoti Rama nuk del personalisht për të deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me skandalin e financimit të paligjshëm të fushatës presidenciale amerikane?

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>