Pse qeveria amerikane i kërkon Kosovës dhe Shqipërisë të mbajë përkohësisht afganët?

Nga Exit News
Pse qeveria amerikane i kërkon Kosovës dhe Shqipërisë të mbajë përkohësisht afganët?

Reuters ka bërë të ditur të premten se qeveria amerikane ka diskutuar me qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë për të mbajtur përkohësisht afganët që kanë punuar me dhe për qeverinë e SHBA-ve.

Më 2 gusht sekretari i departamenti amerikan të shtetit Anthony Blinken tha se afganët duhet të qendrojnë përkohësisht në një vend të tretë, jashtë SHBA-ve deri në pritje të miratimit të vizës së emigrimit për të hyrë në SHBA. Ai nuk e përmendi Kosovën e Shqipërinë në konferencën për shtyp.

Pse kërkohet mbajtja e përkohshme e afganëve në këto vende?

Qeveria amerikane ka miratuar një program të vecantë të dhënies së vizave të përhershme të qendrimit për afganët dhe irakienët që kanë punuar për dhe me qeverinë amerikane.

Për të aplikuar për këtë program personat duhet të aplikojnë në ambasadën amerikane në Afganistan, por për shkak të situatës me talibanët ata nuk mund të presin për miratimin e vizës në Afganistan.

Këta duhet të aplikojnë në një ambasadë amerikane jashtë SHBA-ve. Ndaj qeveria amerikane i kërkon disa vendeve të treta të mbajnë përkohësisht afganët, të cilët do të aplikojnë në ambasadat e SHBA-ve në këto vende dhe do të qendrojnë deri në pritje të miratimit.

Procesi i miratimit të vizës mund të kërkojë deri një vit.

Të gjitha kostot e mbajtjes së afganëve do të mbulohen nga qeveria amerikane.

Çfarë janë vizat speciale të emigrimit?

Vizat Speciale të Imigrimit (SIV) në dispozicion për individët që kanë punuar si përkthyes, ose profesionistë të tjerë të punësuar ose në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Afganistan ose Irak, mund të aplikojnë për të përfituar kartonin jeshil (green card) në SHBA.

Ekzistojnë dy programe SIV në dispozicion për ata në Afganistan:

E para, kategoria e klasës së vizave SI, është menduar posaçërisht për përkthyes që kanë punuar me forcat ushtarake amerikane.

E dyta, kategoria e klasës së vizave SQ, është në dispozicion për çdo shtetas tjetër afgan që ishte punësuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në emër të saj në rajon.

Të dyja këto programe SIV u krijuan nga Kongresi dhe menaxhohen nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>