Publikimi i të dhënave nuk prek fshehtësinë e votës pohon Celibashi

Nga Exit News
Publikimi i të dhënave nuk prek fshehtësinë e votës pohon Celibashi

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi deklaroi se publikimi i të dhënave personale në media nuk cenon fshetësinë e votës apo procesin zgjedhor.

Ai pohoi se askush nuk mund ta di me siguri se si kanë votuar apo si do të votojnë qytetarët.

“Në lidhje me çështjen e fshehtësisë së votës, nuk besoj se ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë pasi ato të dhënat demonstrojnë preferencat e qytetarëve të ndryshëm, preferenca politike por askush nuk e di se si ata kanë votuar, apo se si do të votojnë.”

Ai deklaroi se KQZ nuk do të përfshihet në këtë çështje pasi kjo i takon insitucioneve të tjera që janë përfshirë tashmë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>