Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) dhe Gjykata Kushtetuese kanë publikuar listat respektive me kandidatët e kualifikuar për të marrë pjesë në shortin për përzgjedhjen e KED 2020.
KED është institucioni i drejtësisë, i cili bënë renditjen dhe emërimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. KED përbëhet nga:
- Dy gjyqtarë të Gjykatës kushtetuese;
- Një gjyqtarë i Gjykatës së Lartë;
- Një prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme;
- Dy gjyqtarë të Gjykatës së Apelit;
- Dy prokurorë të prokurorisë së Gjykatës së Apelit;
- Një gjyqtar nga Gjykatat Administrative.
Lista e dhënë nga Gjykata Kushtetuese përfshinë të gjtihë anëtarët actual, përfshirë dhe katër anëtarët e sapo zgjedhur, Besnik, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.
Lista e KLP-së përmban 11 prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe 16 prokurorët e Gjykatave të Apelit.
KLGJ ka paraqitur një gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranin, kryetari aktual i KED, dhe 86 gjyqtarët e gjykatave të apelit.
Sipas, Ligjit të Institucioneve Qeverisëse, anëtarët e KED 2020 do të zgjidhen përmes shortit të zhvilluar nga 1 deri ëm 5 dhjetor nga Presidenti.