Publikohet lista e 3-të e votuesve për zgjedhjet 2021 në e-Albania

Nga Exit News
Publikohet lista e 3-të e votuesve për zgjedhjet 2021 në e-Albania

Ministria e Brendshme ka publikuar pjesën e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Çdo qytetar mund të verifikojë online përmes portalit e-Albania emrin në listën zgjedhore.

Ministria e Brendshme ka njoftuar qytetarët që për çdo problem të kontaktojnë zyrat e Gjendjes Civile përkatëse ose të drëejtohen me email në adresën e Ministrisë së Brendshme, [email protected].

Kjo është pjesa e tretë e listave, pasi dy listat e para janë bërë publike nga Ministria e Brendshme në datat 5 tetor dhe 2 nëntor.

”Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e tretë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial”, njofton Ministrtia e Brendshme.

Lista e tretë do të firmoset nga Kryetari i bashkisë dhe më pas do të publikohet në ambientet e bashkive apo nëjsive administrative.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se nga data 4 Dhjetor 2020 do të nisin verifikimet për publikimin e listës së tretë të zgjedhësve.

”Procesi i hartimit të Listës së Zgjedhësve kryhet nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, me akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi”, njofton Ministria e Brendshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>