Publikohet video e gazetarit të arrestuar bjellorus, pranon se po bashkëpunon me autoritetet

Nga Exit News
Publikohet video e gazetarit të arrestuar bjellorus, pranon se po bashkëpunon me autoritetet

Gazetari i arrestuar bjellorus, Raman Protasevich, është shfaqur në një video ku pranon se po bashkëpunon me autoritetet dhe duket se rrëfen për krimet për të cilat është akuzuar nga Bjellorusia.

Video u shfaq pasi qarkulloi një raport i pakonfirmuar se ai ishte në spital në gjendje kritike me sëmundje të zemrës.

Në video Protasevich thotë se  po trajtohet mirë në burg dhe se lajmet se ai është sëmurë janë të rreme.

Sipas BBC, nuk është vërtetuar nëse zëri në video është i Protasevich apo nëse ai ka qenë nën kërcënim gjatë gjithë kohës.

Bjellorusia detyroi avionin e Ryanair të kryente një ulje emergjente në Minsk pas një kërcënimi për bombë dhe arrestoi blogerin opozitar kritik të presidentit autoritar Alexander Lukashenko.

Roman Protasevich hapi një kanal në Telegram përmes të cilit organizoi protestat kundër Lukashenkos, pas zgjedhjeve.

Minsk konfirmoi se Lukashenko urdhëroi ushtrinë të shoqëronte me një avion Mig-29, avionin e Ryanair.

Më herët, BE-ja thirri për shpjegime ambasadorin bjellorus në Bruksel, Aleksandr Mikhnevich. Ajo dënoi përpjekjet për të heshtur të gjithë zërat opozitar në vend dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të Pratasevich.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>