Puna për ndërtimin e Teatrit Kombëtar nis në verë nga fondi i Abu Dabit

Nga Exit News
Puna për ndërtimin e Teatrit Kombëtar nis në verë nga fondi i Abu Dabit

Puna për ndërtimin e Teatrit Kombëtar do të nisi këtë verë, me financim të Abu Dhabit, sipas informacioneve të dhëna nga Bashkia e Tiranës drejt gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung

Informacionet e gazetës, të cilat janë ndarë me Exit News, pohojnë se Bashkia dhe Kompania Bjarke Ingels Group janë duke detajuar projektin dhe puna do të nisi këtë verë, pa dhënë një datë specifike.

Duke filluar rreth orës 4:30 të mëngjesit të 17 majit 2020 u prish ndërtesa e Teatrit Kombëtar.

Fillimisht, policia rrethoi zonën e Teatrit Kombëtar në një operacion të beftë policor kur qindra forca policore rrethuan ndërtesën e teatrit.

Në pak minuta ato larguan forcërisht dhjetëra qytetarë që kishin gjithë natën që qendronin aty.

Disa qytetarë që kundërshtuan u shoqëruan për në komisariatet e policisë. Pas shembjes së Teatrit, qytetarët u përplasën me policinë gjatë gjithë ditës.

Media e pyeti Bashkinë nëse partneriteti publik-privat me Fusha Shpk do të vazhdonte me ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar dhe gjashtë kullave tregtare.

Bashkia theksoi se “nuk ka asnjë projekt PPP, ky do të jetë një projekt i vetëm për publikun. Projekti PPP u refuzua nga komiteti i vlerësimit të Qytetit të Tiranës. ”

Ata më pas deklaruan se fondi i Abu Dhabi do të financojë projektin, jo qeveria, ose Banka Evropiane e Investimeve siç u tha më parë nga Bashkia.

Ne gjetëm një marrëveshje më të mirë me një institucion tjetër financiar. Fondi Abu Dhabi tashmë është aprovuar”.

Süddeutsche Zeitung gjithashtu pyeti për Shtëpinë e Sarajeve, një shtëpi e madhe historike në Tiranë e caktuar për zhvillimin masiv.

Exit ka investiguar për planet për prishjen e Sarajeve, por deri më tani, pronarët nuk kanë arritur marrëveshje për t’ia dorëzuar atë Bashkisë.

Në vend të kësaj, Kryebashkiaku Erion Veliaj tha në emisionin Opinion TV në Shtator 2020, se ata ishin “duke lënë mënjanë para për të shpronësuar shtëpinë e madhe të Libohovitëve”.

Bashkia i tha gazetarit gjerman se shtëpia do të kthehej në një muze. Ata nuk paraqitën ndonjë plan për të, pavarësisht kërkesës së tij.

Kur u pyet për ekzistencën e planeve për shkatërrimin e tij, të publikuara nga Exit, zëdhënësi i Bashkisë Renato Kalmedi sulmoi Exit.

“Portali Exit, i drejtuar nga bashkëpunëtorët e kundërshtarëve tanë politikë, ka një reputacion të botimit të historive të bujshme të rreme. Këta artikuj gjithashtu hyjnë në atë kategori. Sarajet do të mbetet Sarajet. ”

Exit është në fakt një nga të paktat media të pavarura në vend dhe ka përfunduar një auditim me UNESCO, Rrjetin e Gazetarisë Etike, Reporterët pa Kufij dhe BE, dhe tani po kryen një tjetër me Deloitte.

Ne gjithashtu publikojmë të gjitha informacionet mbi pronarët, të ardhurat, fitimet dhe strukturën e portalit.

Për më tepër, Bashkia nuk na ka kërkuar asnjë herë që të tërheqim, ndryshojmë, ose redaktojmë ndonjë artikull që kemi shkruar, dhe as  kanë kontestuar se ndonjë prej tyre është i rremë.

Madje të gjithë lexuesit kanë mundësinë të raportojnë për çështje të ndryshmë vetëm për mes një klikimi në faqe.

Për më tepër, Bashkia ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme për të komentuar, përgjigjur pyetjeve, ose të sigurojë ndonjë informacion për Exit ose ndonjë gazetar të Exit gjatë gjashtë viteve të fundit. Në fakt, shkalla e përgjigjes është rreth 10%.

Në një rast, Veliaj iu përgjigj pyetjeve të një gazetare duke e quajtur atë një fashiste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>