Punëtorët e pakualifikuar nga jashtë, ndikimi i tyre në ekonominë shqiptare

Nga Exit News
Punëtorët e pakualifikuar nga jashtë, ndikimi i tyre në ekonominë shqiptare

Marrja e punëtorëve të pakualifikuar nga jashtë, të paktën në rastin e fasonerisë, i heq Shqipërisë edhe atë avantazh që kishte në këtë industri, punësimin e qytetarëve.

Emisioni “Me Pak Fjalë” shpjegoi pasojat e imigrimit të punonjësve të huaj në Shqipëri, kryesisht atyre që janë të pakualifikuar.

Ardhja në Shqipëri e investitorëve të huaj, e ekspertëve e punonjësve të kalifikuar është provuar kudo që ndihmon ekonominë dhe zhvillimin.

Ajo që është e diskutueshme është imigrimi i punëtorëve të pakualifikuar, që mund të vinë nga çdo vend i botës.

Punëtorët e pakualifikuar zakonisht kanë shkollim minimal dhe nuk kanë përvojë të specializuar në ndonjë punë.

Në vendet e zhvilluara punëtorët e pakualifikuar kanë një rol të madh ekonomik sepse çlirojnë forcën punëtore vendase nga punë me produktivitet të ulët për t’u përqendruar në punë me produktivitet të lartë.

Në rastin e Shqipërisë bëhet fjalë për punëtorë të pakualifikuar, që nuk flasin shqip dhe që punojnë kryesisht në fasoneri, ndërtim dhe bujqësi.

Krahu i lirë i punës do të mbajë të pazhvilluar industrinë dhe të pa përmirësuar strukturën ekonomike:

Që një vend të zhvillohet duhet të rrisë produktivitetin dhe të kalojë nga sektorët që përdorin krahun e pakualifikuar të punës të tillë si bujqësia dhe industria nxjerrëse, drejt industrisë si prodhimet ushqimore apo përpunimi i metaleve dhe më pas drejt shërbimeve, si sektorët financiarë, konsulencat, etj.

Krahu i lirë i punës është subvencionim për industri jo efikase dhe për të mos bërë investime teknologjike dhe kalim në aktivitete me vlerë të shtuar.

LEXO  Gjykata Kushtetuese: Nuk ka zgjedhje të reja në Kosovë

Rreth 800 milionë euro eksportohet çdo vit nga fasonët. E vetmja vlerë e shtuar në Shqipëri janë rrogat minimale që paguajnë.

Nëse ato u paguhen imigrantëve të pakualifikuar, atëherë kjo industri nuk do të sjellë më përfitime për ekonominë vendase.

Ky sektor nuk ka prodhuar vlerë të shtuar në Shqipëri pasi importon të gjithë lëndën e parë dhe më pas eksporton të gjithë produktin.

Baza industriale e vendit është shumë e ngushtë, me një sektor përpunimi të fokusuar kryesisht në vlerë të shtuar të ulët dhe procese me intensitet të lartë punës.

Një tjetër problem që mund të sjellë ardhja e krahut të lirë të punës është rritja e papunësisë.

Aktualisht rreth 39% e të punësuarve në Shqipëri paguhen me pagë minimale 30 mijë lekë. Ndërsa nga 30 – 60 mijë lekë paguhen 34% të punësuarve. Ardhja e krahut të lirë të punës që rrezikon disa nga të punësuarit e kësaj fashe.

Më tej ardhja e krahut të pakualifikuar nxit largimin e të kualifikuarve nga vendi mos zhvillimi i ekonomisë nuk do të krijojë incentiva për profesionistët.

Ardhja e imigrantëve të pakualifikuar rrezikon gjithashtu të prishë harmoninë sociale. Me ardhjen e tyre, eksperienca botërore ka treguar se ata e kanë të vështirë të integrohen pasi janë të paarsimuar.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme