Punimet për aeroportin e Vlorës nisin brenda 14 muajsh

Nga Exit News
Punimet për aeroportin e Vlorës nisin brenda 14 muajsh

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha të martën pas firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, se punimet do të nisin brenda 14 muajsh.

“Punimet do të nis brenda 14 muaj, do të ketë një fazë përgatitore për sa i përket studimit mjedisor, ku është një aeroport që do të ngrihet sipas kritereve evropiane, do të ketë edhe një studim arkeologjik, më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion për përmbushjen e kushteve paraprake dhe dorëzimit të masterplanit dhe 6 muaj për marrjen e lejeve të ndërtimit.”, tha Balluku.

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli, kompania e të cilit u shpall fituese kërkoi “shkurtimin e afateve ligjore në mënyrë që investimi të bëhet më shpejt”.

Të martën u nënshkrua marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit të kompanive Mabetex Group (50%), YDA-Group (48%) dhe kompania 2A Group shpk (2%). Vlera e investimit është rreth 100 milionë euro.

Qeveria rihapi më 23 nëntor garën ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportin e Vlorës. Kjo është hera e tretë që qeveria hap garën për aeroportin e Vlorës.

Fillimisht në dhjetor të 2019 qeveria hapi garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ku afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga kompanitë ishte 12 mars 2020.

Më pas tenderi u rihap në tetor 2020, por në 10 nëntor, Balluku njoftoi dështimin e tenderit për herë të dytë, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>