Punonjëset e fasonerisë në Vlorë në protestë: Na refuzuan pagën e luftës

Nga Exit News
Punonjëset e fasonerisë në Vlorë në protestë: Na refuzuan pagën e luftës

Më shumë se 140 punonjëse në një fasoneri në Vlorë protestuan sot për të marrë ‘pagën e luftës’.

Ata shprehen se dy muajt e fundit nuk kanë punuar për shkak të pandemisë dhe kanë mbetur pa të ardhura.

Drejtoria e Tatimeve i ka lajmëruar se ata nuk e përfitojnë pagën e luftës, pa dhënë argument se përse.

“Kemi punuar me orar të reduktuar dhe nga data 20 prill kemi qenë në shtëpi. Biznesi ka bërë aplikimin dhe tatimet na kanë refuzuar pagën luftës. Duam të dimë pse, duam shpjegim pse e refuzuan,” u shpreh një prej punonjësve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>