
70 punonjëse të një fasonerie në Durrës po protestojnë përpara Drejtorisë së Tatimeve në Durrës, pasi nuk kanë marrë pagën e luftës.
Protestueset sqaruan se nuk kanë punuar muajin e fundit për shkak të Covid-19 dhe se nuk janë paguar as nga pronari i fasonerisë dhe as nga shteti.
Drejtuesit e fasonerisë deklaruan se pagesat janë bërë të rregullta dhe sipas ligjit, ndërsa pagën e luftës e kanë përfituar vetëm 5 punëtorë nga 70.
Ato shprehen të vendosura për të mos lejuar njëri të futen në zyra pa i dhënë zgjidhje problemit të tyre.
Por punonjësit e administratës kanë mundur të hyjnë nga dyert e pasme, duke iu shmangur protestës.