Të gjithë punonjësit në Shtëpinë e Bardhë janë urdhëruar të hënën më 11 maj, të mbajnë maskë, pasi të paktën 2 punonjës të infektuar u zbuluan ditët e fundit.
Punonjësit mund ta heqin maskën vetëm kur janë në tavolinën e tyre, por duhet ta vendosin atë kur lëvizin ose interaktojnë me kolegë të tjerë.
I pyetur në një konferencë për shtyp nëse ishte presidenti Trump ai që kishte urdhëruar këtë masë, Trump tha se vendimi ishte i tiji. Në kundërshtim me urdhërin, vetë presidenti Trump dhe zëvendësi i tij Mike Pence nuk kanë mbajtuar maska mbrojtëse në asnjë moment.
Presidenti Trump është shfaqur vazhdimisht ditët e fundit, në takime me zyrtarë të tjerë të lartë, pa vënë maskë.
Pyetur nga gazetarët, Trump ka thënë vazhdimisht se mbajtja e maskës prej tij mund të frikësojë dhe ngjallë panik tek qytetarët.
Aktualisht Amerika renditet e para në botë për numrin e lartë të të infektuar: 1,35 milionë të infektuar, mes të cilëve më shumë se 80 mijë kanë humbur jetën.