Punonjësit e sistemit shëndetësor protestojnë në Belgjikë për rritje pagash dhe financim

Nga Exit News
Punonjësit e sistemit shëndetësor protestojnë në Belgjikë për rritje pagash dhe financim

Rreth 4,000 punonjës të kujdesit shëndetësor protestuan në Bruksel ditën e djelë, për të kërkuar më shumë financim të sistemit shëndetësor në shtetin që u godit fort nga pandemia Covid-19.

Partitë politike në Belgjikë vijojnë të mundohen për krijimin e një qeverie të qëndrueshme, një viti pas zgjedhjeve kombëtare.

Punonjësit mbajtën maska mbrojtëse dhe sllogane ku bënin thirrje për përkujdesje ndaj punonjësve të sistemit shëndetësor. Ata kërkuan rritje të pagës dhe financimit për këtë kategori punonjësish.

Belgjika ka regjistruar 9,923 viktima nga Covid-19, duke u renditur i treti për numrin më të lartë të viktimave në 100,000 banorë, pas San Marinos dhe Perusë.

Qeveria belge ka deklaruar se numri i viktimave është i lartë për shkak të vendimit për të përfshirë si të tilla edhe rastet kur koronavirusi është i dyshuar, jo i konfirmuar tek viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>