Punonjësit dhe ish-punonjësit e transportit publik në vitin 2020 do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus me rastin e festave të fundvitit.
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja thotë se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot VKM-në për 10 mijë të punësuar dhe ish-të punësuar në vitin 2020 në subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetës dhe shërbim taksi.
“DPSHTRR vuri në dispozicion të Qeverisë Shqiptare fondin vjetor të bonusit nga realizimi i bilancit të 2019-ës si ent, duke e hequr nga vetja për tua shpërndarë 10,000 individëve për Vitin e Ri! Akti i tretë sivjet nga DPSHTRR!”, shkruan drejtori i DPSHTRR.
Bonusi prej 10 mijë lekësh pritet të kalojë në llogaritë e përfituesve brenda dhjetorit.
Gonxhe ka njoftuar gjithashtu se janë miratuar 420 paga lufte, nga 26 mijë lekë, për punonjësi dhe ish-punonjësit e këtij sektori që nuk mundën ta përfitonin te Paketa e Qershorit.