Punonjësit e transportit urban kërkojnë një pagë të 2-të lufte

Nga Exit News
Punonjësit e transportit urban kërkojnë një pagë të 2-të lufte

Punonjësit e transportit publik i kërkuan të premten, Ministrisë së Transporteve një pagë të dytë prej 40 mijë lekësh, pasi janë pa punë që nga mbyllja e transportit në mars.

“Kemi dalë për pagën e dytë. Na bie 4 muaj që kemi pa paga përveç asaj që morëm në maj, por na bie edhe muaji korrik pa lekë. Ne kërkojmë vetëm pagën që na takon. Nga marsi deri më sot që po flasim asnjë ditë në punë. Këta e marrin rrogën e tyre ne nuk marrim gjë. Të paktën të na japin një zgjidhje, të gjithë jemi pa punë kemi familje” — u shprehën disa prej tyre.

Punonjësit e grumbulluar përpara ministrisë thanë se shoqatat e transportit duhet të kërkojnë një pagë të dytë për punonjësit e transportit.

Kompanitë e transportit nuk kanë nisur punë, pasi kosto e punës sipas rregullave të reja anti- Covid, është më e lartë se sa fitimi.

Kryebashkiaku Veliaj i ka kërcënuar disa herë kompanitë e transportit se nëse nuk nisin punën sipas protokolllit të sigurisë, do t’i heqë liçensën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>