
Policia e Shtetit ka përjashtuar një polic të pikës kufitare Kakavi, Gjirokastër, sepse u ka kërkuar qytetareve marrëdhënie seksuale në këmbim të kalimit të kufirit.
Skandali u publiku mbrëmjen e 8 qershorit në emisionin “Fiks Fare”, në Top Channel.
Në emision u zbulua përmes kamerave të fshehta se polici kishte lidhje me grupe kriminale të trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore. Ai duke shfrytëzuar këto lidhje i kërkonte favore seksuale grave të interesuara të kalonin kufirin për në Greqi.