Putin dënon protestat për Navalny-n si të rrezikshme dhe të paligjshme

Nga Exit News
Putin dënon protestat për Navalny-n si të rrezikshme dhe të paligjshme

Presidenti rus Vladimir Putin i konsideroi të rrezikshme dhe të paligjshme protestat e fundjavës që kërkonin lirimin nga burgu të kritikut të tij Alexei Navalny, ndërsa aleatët e liderit opozitar njoftuan për valë të tjera protestash fundjavën e ardhshme.

Policia arrestoi më shumë se 3,700 njerëz dhe shpërndau me forcë turmat e prostestuesve që kërkuan lirmin e Navalny-t i cili po vuan dënimin me 30 ditë burg për shkelje të lirimit me kusht.

Putini tha të hënën se askush nuk duhet të përdorë protesta të paligjshme për të çuar përpara interesat e veta politikë, raporton Reuters.

“Gjithkush ka të drejtë të shprehë këndvështrimin e tij brenda kornizës së parashikuar nga ligji. Çdo gjë jashtë ligjit nuk është vetëm kundër-produktive, por e rrezikshme, ”tha Putin.

Ai përmendi trazirat e shkaktuara nga Revolucioni Rus më 1917 dhe shembja e Bashkimit Sovjetik më 1991 si shembuj se si veprimi i paligjshëm mund të shkaktojë mjerim tek njerëzit dhe për këtë arsye duhet të shmanget.

Ndërsa Putini po fliste, Leonid Volkov, një aleat i ngushtë i Navalny, njoftoi planet për një protestë të re këtë të dielë që do t’u kërkojë edhe një herë autoriteteve të lirojnë Navalny.

Putin hodhi poshtë edhe akuzat e bëra një javë më parë nga Navalny, i cili nëpërmjet një dokumentari tregoi se lideri rus ka në pronësi pronë shumë të madhe pranë Detit të Zi e cila sipas tij është financuar me para publike.

Pëgjigja e autoriteteve ndaj protestave të fundjavës në Rusi ka rritur edhe tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë tha të hënën se kishte lëshuar një notë proteste ambasadorit të SHBA në Rusi John Sullivan mbi atë që ajo e konsideroi si të ndërhyrjes në punët e saj të brendshme.

Shtetet e Bashkuara të shtunën dënuan atë që e përshkruan si “taktikë të ashpër” të përdorur kundër protestuesve dhe gazetarëve dhe bënë thirrje për lirimin “e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të Navalny.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>