Putin do të marrë vaksinën ruse Sputnik V

Nga Exit News
Putin do të marrë vaksinën ruse Sputnik V

Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë vaksinën ruse anti-Covid Sputnik V.

Lajmi u dha nga një zëdhënës i Kremlit zyrtar, të dielën, në një komunikatë për televizionin shtetëror rus.

“Ai tha se do të vaksinohet, e mori këtë vendim dhe po priste derisa të përfundonin të gjithë formalitetet,” u shpreh zëdhënësi.

Rusia filloi programin e vaksinimit vullnetar me vaksinën Sputnik V, në fillim të dhjetorit, duke filluar me grupet më të prekshme në Moskë.

Njerëzit mbi moshën 60 vjeç mund të fillojnë të aplikojnë për të marrë dozën të hënën, tha kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin, një ditë pasi ministria ruse e shëndetësisë tha se vaksina ishte aprovuar për përdorim nga të moshuarit pas një gjykimi të veçantë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>