Putin fton Joe Biden në takim publik online

Nga Exit News
Putin fton Joe Biden në takim publik online

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha të enjten se ishte gati të zhvillonte një takim publik ‘online’ me Presidentin e SHBA Joe Biden të premten ose të hënën.

Reuters raporton se Putin tha se ai ishte i gatshëm të diskutonte marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara si dhe çështje të tjera të tilla si konfliktet rajonale.

Putini ka thënë se ai do të urdhërojë ministrinë e tij të jashtme të përgatisë bisedimet.

Kjo vjen një ditë pasi Biden, tha në një intervistë për ABC News se besonte se presidenti rus ishte një vrasës.

Pas komenteve, Rusia thirri për sqarime ne Moskë ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara te Amerikës (SHBA) dhe akuzoi Biden, se nuk dëshiron të përmirësojë lidhjet dypalëshe.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>