Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është i gatshëm të mbështesë dikë që është besnik i vendit edhe nëse ai është kritik ndaj tij.
“Nëse shoh një individ, edhe nëse ai është kritik ndaj disa prej qëndrimeve të mia, por shoh se individi … është besnik i vendit … pavarësisht nga qëndrimi i tij ndaj meje, unë do të bëja gjithçka për të mbështetur njerëz të tillë “, i tha Putin rrjetit televiziv amerikan NBC në një intervistë, kur u pyet për planet për një pasardhës, raporton Reuters.
Në 22 vitet e fundit, Putin ka qenë 18 vite president dhe 6 vite kryeministër i Rusisë. Me ndryshimet kushtetuese në 2021, Putin u lejua të kandidojë edhe për dy mandate të tjera në krye të Kremlinit, të cilat nëse do t’i fitonte do të qëndronte në detyrë deri më 2036.