Presidenti rus Vladimir Putin tha se lideri i opozitës Alexei Navalny mori atë që meritonte kur iu dha një dënim me burg.
Duke folur të mërkurën pas takimit me Presidentin e SHBA Joe Biden në Gjenevë, Putin tha se Navalny mori dënimin e duhur për shkeljen e kushteve të lirimit të tij, duke shtuar se Navalny ishte i vetëdijshëm se do të përballej me një dënim me burg kur u kthye në Rusi.
“Ai qëllimisht u kthye për t’u arrestuar,” tha Putini, duke i qëndruar zakonit të tij për të mos përmendur Navalny me emër.
Navalny, një nga kritikët më të fortë politik të Putinit, u arrestua në janar kur u kthye nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim nga një agjent nervor, për të cilin ai fajëson Kremlinin – një akuzë që zyrtarët rusë e refuzojnë.
Në shkurt, Navalny u dënua me burg 2.5 vite burg për shkeljen e kushteve të një dënimi me kusht që i ishte dhënë më herët përvetësim, akuza të cilat ai i ka hedhur poshtë si të motivuara politikisht.
Javën e kaluar, një gjykatë në Moskë nxori jashtëligjshme organizatat e themeluara nga Navalny duke i etiketuar si ekstremiste, lëvizje e cila i ndalon kritikët e Kremlinit për të kandiduar për në parlament në shtator.