Putin ndryshon Kushtetutën, President dhe për dy mandate

Nga Exit News
Putin ndryshon Kushtetutën, President dhe për dy mandate

Presidenti rus Vladimir Putin mund të qëndrojë në këtë post edhe për dy mandate të tjera, pas mbarimit të mandatit aktual në vitin 2024. Parlamenti rus miratoi sot ndryshimet kushtetuese, të cilat lejojnë Presidentin Putin të kandidojë sërish.

Ndryshimet kushtetuese u miratuan me 383 vota pro dhe 43 abstenime.

Gjatë fjalimit vjetor drejtuar Kuvendit, Presidenti Putin propozoi referendum për ndryshimin e kushtetutës së Rusisë. Ndryshimet u kërkuan për rritjen e fuqisë së parlamentit – duke ruajtur sistem të fortë presidencial.

Pas këtij propozimi, qeveria ruse dha dorëheqjen.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia ndryshon Kushtetutën, për çështjen e mandatit të Presidentit. Në vitin 2008 parlamenti rus miratoi propozimin e Presidentit të atëhershëm Dmitry Medvedev për të ndryshuar kohëzgjatjen e mandatit të presidentit, nga katër vjet në gjashtë vjet. Vladimir Putin ishte kryeministër. mban postin e Presidetit.

Putin mban postin e Presidentit që prej vitit 2012. Mandati i tij i dytë radhazi mbyllet në vitin 2024. Sipas Kushtetutës, ai nuk mund të kandidojë më për këtë post, të cilin e ka mbajtur edhe në periudhën 2000-2008. Në vitin 2024 ai do të jetë 71 vjeç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>