Putin thirrje rusëve të vaksinohen

Nga Exit News
Putin thirrje rusëve të vaksinohen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u ka bërë thirrje populli të vaksinohet. Agjensia e lajmeve AFP raportoi se Putini i tha televizionit shtetëror se vaksinimi ishte “i nevojshëm, madje i domosdoshëm”:

“Nëse një person dëshiron të ndihet i sigurt, nuk dëshiron të sëmuret dhe të ketë pasoja serioze pas infektimit, atëherë është më mirë të marrësh këtë vaksinë”.

Putin u vaksinua të martën, por nuk tregoi se me cilën nga tri vaksinat e prodhuar në vend morri: – Sputnik V, EpiVacCorona apo CoviVac.

Sipas Reuters, Putini tha se ai pati efekte anësore të vogla nga vaksina.

“U zgjova të nesërmen në mëngjes pas vaksinimit dhe më dukej se ndjeva dhimbje të lehtë muskujsh. Por nuk pata temperaturë”, tha ai për kanalin televiziv shtetëror Rossiya 1. Ai tha se ai gjithashtu kishte një ndjenjë të pakëndshme në vendin e injeksionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>