Putin vetë-izolohet pas kontaktit me një person të infektuar me COVID-19

Nga Exit News
Putin vetë-izolohet pas kontaktit me një person të infektuar me COVID-19

Presidenti rus Vladimir Putin është vetë-izoluar për shkak të zbulimit të personave të infektuar me koronavirus në rrethin e tij të ngushtë, ka njoftuar Kremlini të martën, raporton Associated Press.

Putin është vaksinuar plotësisht me vaksinën ruse Sputnik V. Ai mori dozën e të dytë në prill.

Të hënën, presidenti rus mori pjesë në disa ngjarje publike. Ai u takua me paraolimpistët rusë, mori pjesë në stërvitjet ushtarake të kryera në koordinim me Bjellorusinë dhe u takua me presidentin sirian Bashar Assad.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Putin është “absolutisht i shëndetshëm”, por do të izolohet pasi ka qenë në kontakt me dikë që ka kontraktuar virusin. Ai nuk sqaroi për sa kohë Putini do të qëndrojë në izolim, por siguroi se presidenti do të vazhdojë të punojë si zakonisht.

I pyetur nëse Putin ka rezultuar negativ në tamponin për virusin, Peskov tha “natyrisht, po”.

Peskov nuk tha se kush nga kontaktet e Putinit ishte i infektuar, duke thënë vetëm se kishte disa raste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>