Putini njofton dhjetra të infektuar në stafin e tij të ngushtë

Nga Exit News
Putini njofton dhjetra të infektuar në stafin e tij të ngushtë

Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se dhjetëra njerëz në stafin e tij të ngushtë në Kremlin ishin infektuar me koronavirus, indaj ai do të vazhdojë të qendrojë i izoluar.

“Rastet me koronavirus u zbuluan në rrethin tim të brendshëm. Jo vetëm një ose dy por disa dhjetra njerëz,” tha Putin, duke folur përmes lidhjes video në një takim të një aleance sigurie të udhëhequr nga Moska.

Putin duhej të merrte pjesë në takimin e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe, por tha të martën se do ta ndiqte në distancë.

Autoritetet kanë bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur Putinin – i cili është vaksinuar me vaksinë e Rusisë Sputnik V – që nga fillimi i pandemisë.

Rusia ka numrin e pestë më të lartë të rasteve të regjistruara të Covid, sipas një raporti të AFP, dhe është përpjekur të frenojë infeksionet.

Sipas shifrave të fundit, vendi ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste dhe 195,041 vdekje, numri më i lartë i vdekjeve në Evropë.

Infeksionet kanë rënë ditët e fundit pas një rritjeje këtë verë, por zyrtarët shëndetësorë ende raportuan 18,841 raste të reja dhe 792 vdekje të reja të mërkurën.

Autoritetet kanë luftuar me një popullsi skeptike ndaj vaksinave, me sondazhe të pavarura që tregojnë se shumica e rusëve nuk planifikojnë të vaksinohen.

Që nga e marta, rreth 40.2 milion nga 146 milion njerëz të Rusisë ishin vaksinuar plotësisht, sipas faqes së internetit të Gogov, e cila numëron të dhënat e Covid nga rajonet.

Rusia ka disa vaksina vendase të disponueshme për publikun, por nuk shpërndan asnjë vaksinë të prodhuar nga Perëndimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>