Pyjet e djeguar duan 50 vjet të rikrijohen

Nga Exit News
Pyjet e djeguar duan 50 vjet të rikrijohen

Pyjet e djegura do të duhet rreth 50 vjet që të mund të rikrijohen, u shpreh eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo për Euronews Albania, të enjten.

Qirjo u shpreh se zjarret kanë prekur disa nga zonat e mbrojtura si Karaburuni dhe Guri i Nikës në Pogradec, si dhe “zemrën e biodiverisitetit të vendit tonë”.

Ai shtoi se zjarret këtë vit përveç ndikimit të drejtëpërdrejt të “njeriut mbi natyrën”, kanë ndodhur  pedhe nga ndryshimet klimatike.

“Pasojat më të mëdha dëmtimi i ekonomisë dhe pronës, ndërsa në natyre ka ekosistem që humbasin. Pyjet e djegura do të duhet rreth 50 vjet që të mund të rikrijohen pasi praktikisht një mjedis i djegur është i shuar për nga biodiversiteti. Ndaj kërkon shumë vite dhe përpjekje për ta rigjallëruar”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>