Qëllimi i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi: Projektimi i kontureve të një lëvizjeje masive politike

Nga Exit News
Qëllimi i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi: Projektimi i kontureve të një lëvizjeje masive politike

Në zgjedhjet e 25 prillit do të marrë pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet tre kandidatëve të pavarur, Boiken Abazi në Tiranë, Iliaz Shehu në Lezhë dhe Kreshnik Merxhani në Gjirokastër.

Në një intervistë në emisionin “Me Pak Fjalë” ata folën për arsyet e angazhimit të tyre si kandidatë të pavarur dhe njëkohësisht veprimtarë të Vetëvendosjes në Shqipëri.

Sipas Boiken Abazit, qëllimi i kandidimit të tyre është “projektimi i kontureve të një lëvizjeje masive politike në Shqipëri që nga njëra anë kombinon nacionalizmin progresiv shqiptar dhe nga ana tjetër kërkon ndryshime rrënjësore në Shqipëri sa i përket sistemit politiko ekonomik, drejtësisë, korrupsionit, të rinj dhe të moshuar gjykojnë mundësinë për transformim të domosdoshëm në Shqipëri. Prej cështjeve që lidhen me shëndetësinë dhe arsimin tek siguria, mjedisi e kështu me radhë.”

Iliaz Shehu theksoi se ata “do të sjellin diçka të re në raport me komunikimin dhe diskutimin politik” në krahasim me sistemin aktual të tri partive kryesore i cili sipas tij ka dështuar “duke krijuar iniciativa për lëvizje të reja shoqërore”.

Shehu nënvizoi se ata synojnë votat e elektoratit gri ndërsa Kreshnik Merxhani shtoi se ata synojnë “një votë idealiste një votë nga njerëz që jo thjeshtë janë lodhur nga sistemi dhe që aspirojnë një të re ndryshe por që angazhohen në zgjidhje”

Megjithatë Abazi tha se vazhdimësia e angazhimit të tyre nuk varet nga rezultati i tyre në zgjedhje

“Fitorja e mandateve është vetëm një mënyrë që ne të përshpejtojmë rritjen e kësaj organizate, projekti vazhdon sidoqoftë. Jemi lëvizje e re që kërkojmë të fusim një ide të re për sistemin ekonomiko-politik.”, deklaroi ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>