Qëllohet me breshëri armësh një kompleks shërbimesh në Tiranë

Qëllohet me breshëri armësh një kompleks shërbimesh në Tiranë

Mesnatën e 14 qershorit një kompleks hotelerie dhe restoranti në rrugën dytësore Tiranë – Vorë është qëlluar me breshëri armësh.

Sulmi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në kompleksin “Eiffel” që është në pronësi të Enver Çaushit.

Sipas portalit shqiptarja.com policia po heton nëse kjo ngjarje ka lidhje me nipin e Enver Çaushit, Elton Deliun i vrarë në 2008-ën në Tiranë  në apartamentin e tij.

Por Balkanweb raporton se Çaushi ka deklaruar në Polici se nuk ka konflikte me askënd dhe se sulmi duhet të jetë ngatërrim.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme