Qëllohet me gur për herë të dytë makina e Fatos Lubonjës

Nga Redaksia
Qëllohet me gur për herë të dytë makina e Fatos Lubonjës

Makina e publicistit opozitar Fatos Lubonja është goditur dhe dëmtuar me gurë gjatë ditëve të fundit. Nuk dihet ende se kur ka ndodhur ngjarja, por zoti Lubonja ka bërë kallëzimin penal më 2 janar 2020.

Makina është sulmuar teksa ka qenë parkuar pranë banesës së Zotit Lubonja.

Zoti Lubonja deklaroi se ky është një sulm i qëllimshëm:

“Di që u ktheva nga Italia më 1 në darkë dhe e gjeta makinën të dëmtuar mbrapa rëndë, thyer xhamat, që dukej e qëllimshme se nuk kishte ndonjë vjedhje. Ishte një akt vandal, akt urrejtje nga dikush.”

Kjo është hera e dytë që makina e Lubonjës qëllohet, brenda pak muajsh.

Në korrik 2019, zotit Lubonja i thyen xhamin e përparmë të makinës më një gur të madh. Pak pasi lajmi u bë publik, policia tha se e arrestoi autorin e ngjarjes, ndërsa ajo u konsiderua si sulm ndaj gazetarëve kritikë.

Për ngjarjen e korrikut, zoti Lubonja tha se është ndikuar nga deklaratat e Kryeministrit Rama, i cili në çdo moment “denigron, fyen dhe godet gazetarët dhe mediat kritike ndaj tij”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>